E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Zjarr në godinat e ish- Kinostudios, s ka të lënduar

Tiranë- Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Më konkretish është përfshirë nga flakët një nga godinat e ish- Kinostudios e cila ishte shndërruar në një studio audio- vizive.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, 3 makina kanë qenë nga shërbimi i zjarrfikëseve të Tiranës, ndërsa 2 nga Ushtria. Raportohet se nuk ka patur të lënduar në njerës, por vetëm dëme të shumta materiale.

Sipas zjarrfikësve ende nuk ka një konfirmim të shkakut, por dyshohet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në një prej magzinave të studios, ku mbaheshin polisterol dhe sfungjer.

Flakët jënë vënë nënkontroll dhe po kryhen hetimet për të zbuluar të gjitha shkaqet që mund të kenë çuar në rënien e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›