Të verbërit në protestë, kërkojnë kompesimin financiar
Durrës- Me qindra antarë të shoqatës së të Verbërve në Durrës kanë protestuaar para Prefekturës së Qarkut pasi sipas tyre shteti ka shkurtuar kompesimet që atyre ju takojnë.
Ata thonë se nuk është bërë kopesimi i energjisë elektrike dhe detyrohen të paguajnë edhe për shërbime të tjera ku duhet të ketë kompesim për këtë shtresë.
Qëllimi i kësaj proteste është sensibilizimi i shtetit që të verbrit janë shtresa më në nevojë. Unë nuk kam asnjë të ardhur tjetër, se nuk jam në gjendje të punoj. Na kanë hequr dritat na kanë hequr telefonin janë gati të na heiqn dhe librezat për të lëvizur nëpër autobusa,- shprehet një protestues.
Ne kemi dalë për të drejtat e të verbërve. Unë kam nënën time, është e verbër komplet dhe i kanë hequr kompesimin e energjisë thanë se do ta kompesojnë në lekë,por deri tani nuk kemi marë asnjë gjë- ka thënë një tjetër.
Kryetari i degës së të Verbërve në Durrës, Framko Rrufaj, u shpreh se janë 5 programe që janë redutuar dhe falë tyre jeta bëhej sipas standarteve normale.
Të verbërve nuk ju mbetet rrugë tjetër vecse të largohen nga Shqipëria për të siguruar mbijeteësën në një vënd perëndimor.Ne të verbërit e paraplegjikët e Shqipërisë jemi përballe sfidave të mëdhaja ku 5 programe sociale janë redektuar ose janë fshirë fare.Këto programe deri me sot kanë mbështetur integrimin tonë shoqëror duke na mundësuar një standart jetese me një progres në ndjekje të standarteve normale.Tashmë ne nuk do ti ndjekim dot standartet normale ato do të ecin përpara sëbashku me progresin shoqëror,ndërsa ne kemi stopuar në vend.
Në këtë ligj është thënë qartë se financimi i mbështetjes e personave me aftësi të kufizuar bëhet aq sa nuk përbën Barrë të tepruar,- u shprehu Rrufaj.