E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi 800 euro arrestohet 21-vjecari shqiptar

Nje 21-vjecar shqiptar eshte arrestuar nga policia italiane pasi u kap ne nje lokal ne flagrance duke vjedhur. Edison Lika 21 vjec ne oret e vona te mbremjes se djeshme hyri ne nje bar se bashku me nje bashkepunetor duke u drejtuar drejt kases nga ku moren rreth 800 euro.

Pas kesaj pronari i lokalit pas nje ngurrimi dhe frike fillestare tentoi te ndaloje dy keqberesit te cilet per te garantuar arratine e kercenuan me nje shishe te marre nga banaku.
Por fatmiresisht askush nuk u demtua dhe pronari menjehere sapo dy grabitesit u larguan njoftoi policine duke u bere edhe pershkrimin e dy hajduteve. Kerkimet e menjehershme te efektiveve te policise bene te mundur gjetjen e 21-vjecarit Lika ne tentative per tu arratisur ne kembe nepermjet disa arave te mbjella. Aktualisht shqiptari ndodhet ne burgun e Lucas ne gatishmeri te autoriteteve gjyqesore ndersa pas heshtjes se tij lidhur me bashkepunetorin vijojne hetimet per gjetjen e personit te dyte i cili vijon te jete ne arrati.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›