E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 2 makina përplasen te"Ferit Xhajko", 1 i plagosur

TIRANE- Një aksident është shënuar para pak minutash (Ora 12: 46) në rrugën 'Ferit Xhajko'. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe nga aksidenti është shënuar një i plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se makinat e përfshira në aksident janë një Benz me një Reanult Clio. I plagosuri është në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk dihet nëse i plagosuri ka qenë në një nga makinat e aksidentuara apo kalimtar i rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›