Enada Hoxha: “Zonja me Kameliet”, baleti qe cel dyert drejt koreografise Izaura Ndoj
Ajo eshte nder veprat me te famshme te Verdit e si e tille, eshte ngjitur dhe ringjitur ne skenat boterore nder vite. Ndersa, ne skenen shqiptare si opera numerohen 6 produksione te “Traviates”, por kete here Enada dhe Gerd Vaso, e kane kthyer vepren ne balet. Ne nje interviste per “Koha Jone”, primabalerina Enada Hoxha, rrefen realizimin e ketij produksioni qe vjen per here te pare ne skenen e TKOB-it, sfiden e tyre perballe kesaj shfaqjeje, si dhe pritshmerine qe ka si krijuese. “Duke qene se ne kishim nje karriere te gjate mbi supe, nje eksperience te konsiderueshme, mendova ta provoj veten ne kete histori qe e dua kaq shume”, - thekson Hoxha. Baleti “Zonja me Kameliet”, vjen si bashkepunim me stilistin Ardi Asllani dhe dirigjentin Eno Koco. “La Traviata”, ose e njohur ndryshe si “Zonja me Kameliet”, do te jete nje sfide per te gjithe artistet. “La Traviata” do te kete premieren e saj ne 7 mars, ne Teatrin e Operes dhe Baletit.
Nje nder veprat me te famshme te Verdit, ngjitet per here te pare ne skenen shqiptare si balet. Si lindi ideja per kete realizim?
“Traviata” njihet si nje nga operat me te bukura dhe sigurisht, qe ketu per publikun tone, eshte nje nga operat me te dashura. Muzika e Verdit eshte e padiskutueshme, nje muzike kryeveper, pasi kush e degjon arrin ta kendoje shume shpejt. Kontakti me kete ishte shume rastesisht. Jo se nuk e njihja si opera, por si balet nuk e kisha pare asnjehere. Me qelloi ta ndiqja per here te pare kur isha ne Itali e ftuar nga koreografi Fredi Francuti, ku me ftoi te ndiqja shfaqjen e tij “La Traviata” ose “Marie Callas”, kushtuar figures se saj permes nje baleti dhe sigurisht duke trajtuar historine e Maria Callas, pasi ka nje ngjashmeri me historine e “La Traviates”. Te them te drejten jam dashuruar pa fund kur e kam pare baletin dhe me eshte besuar qe kjo shfaqje, te vihet ne Tirane.
Produksoni “Zonja me Kameliet” bashkon ne skene, trupen e baletit dhe orkestren simfonike..?
Duke qene se ne kishim nje karriere te gjate mbi supe, nje eksperience te konsiderueshme, mendova ta provoj veten ne kete histori qe e dua kaq shume. Ne fillim te sezonit artistik, drejtori i TKOB-it Zhani Ciko, na besoi kete projekt. Eshte bere nje pune e madhe, pasi eshte perfshire e gjithe trupa e baletit, pasi nuk eshte me nga ato krijimet qe une dhe Gerdi kemi bere ne teater, qofte ne numrat koreografike apo shfaqje te tilla qe kane patur pjese edhe baletin. Ne kete rast, Enada dhe Gerdi vijne me nje shfaqje te plote, te menduar dhe ideuar nga ne te dy. Sigurisht, qe eshte nje sipermarrje shume e madhe per ne, por ne te njejten kohe eshte sfide e jona per t’i treguar publikut, qe kete radhe nuk vijme vetem si balerine te pare te kesaj shfaqjeje, por si krijues te saj, qe ndoshta mund te jete nje rruge e drejte per te qene koreografe ne teater dhe per te krijuar vepra sa me te bukura.
Partneri juaj ne jete dhe ne skene, eshte nje nga protagonistet qe iniciuan kete produksion ne kuader te 200 vjetorit te Verdit...?
Duke qene qe ne punojme dhe krijojme bashke, sigurisht qe jemi mbeshtetes te njeri-tjetrit. Pervecse me ka ndihmuar me krijimtarine e tij, ka qene i gatshem per te krijuar koreografite per solistet, duke me dhene nje ndihmese shume te madhe ne kete drejtim. Ne kete premiere qe vjen per here te pare ne skenen shqiptare, kemi gjetur gjuhen e perbashket koreografike.
Cilet jane elementet koreografike, qe do te flasin me gjuhen e trupit per “La Traviaten”?
Risi eshte i gjithe baleti “La Traviata” qe vjen per here te pare ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Ne kete balet, kemi levruar zhanrin e neoklasikes, ku kemi realizuar klasiken me levizje me te thyera. Sigurisht, qe ne kete balet ka dhe elemente moderne, disa levizje me te thyera ose kontemporane. Publiku kur degjon “Traviaten” eshte i pirur drejt klasikes, pasi dhe historia te con ne ate krijim. Ndersa, ne do ta sjellim me te vallezueshem dhe te kercyeshem. Per kete arsye kam ftuar koreografet dhe drejtoret e teatrove evropiane, per te pare kete sfide timen dhe te Gerdit dhe per te dhene nje mendim te punes se realizuar, qofte per mire apo per keq. Duke qene se ne Shqiperi mungon kritika, do deshiroja qe kjo nisme te baraspeshohej nga te huajt. Nese nuk vijne, une do te mundohem ta coj “Traviaten” jashte skenes shqiptare per te treguar punen, qe edhe ne dime te bejme “Traviaten”.
Skenografia dhe kostumografia, jane elementet qe i japin jete ketij baleti. Mendoni se keni bere zgjedhjen e duhur?
Kurre nuk mund te realizohet nje shfaqej pa patur perkrahjen e kostumografit dhe skenografise. Do t’iu jem shume mirenjohes Ardi Asllanit, qe ka bere kostume te jashtezakonshme qe do t’i jape vlere premieres sone, por gjithashtu dhe skenografia shume e bukur e Erald Bakallit, qe do ta sjelle ne epoke “Traviaten”. Kam fatin qe gjate shfaqjes do te dirigjoje Eno Koco, nje mjeshter i dirigjimit dhe pianisten Enina Llozi, e cila ka punuar me ore te gjata per te pershtatur muziken e Verdit per balet.
Baleti “Zonja me Kameliet”, ndoshta do te jete nje ogur i mire per skenen shqiptare?
Qe kur nisem per te krijuar dicka, nisem me idene qe kjo shfaqje te shkoje pertej skenes shqiptare. Sigurisht qe veshtiresite jane te medha, pasi nuk eshte aq e lehte te beje nje tur trupa e baletit, pasi ka shpenzime kolosale, jemi shume balerine, duhet te merret me vete nje skenografi dhe kostumografi. Per kete arsye, thashe qe do doja shume qe koreografet e huaj te ishin te pranishem, ne menyre qe te lidhen dhe keto urat e bashkepunimit.
Prej vitesh mbani mbi shpatulla peshen e roleve dhe vleresimeve ne skenen shqiptare. Mendoni se i keni arritur pritshmerite tuaja artistike?
Nje artist qe ka ambicie dhe dashuron profesionin e tij, rrallehere e pranon qe ka arritur majat. Deri ne momentin kur te vije koha qe ne te jemi jashte skene, do te themi qe nuk jemi mjaftuar me ate cka i kemi dhene publikut shqiptar. Krahas kercimit, ne po bashkengjisim dhe krijimtarine dhe mendoj se krijimtaria do te na mbaje me gjate ne skene. Sigurisht, ndjehem bosh kur nuk jam ne skene. Kur i kam besuar balerineve rolet e Violetes dhe Alfredos, edhe pse do te marr kenaqesi nga puna qe kam bere, do te ndihem bosh, pasi nuk jam ne skene. Jeta ime pervec asaj te familjes, eshte skena.
Cilat jane projektet, qe do t’iu ndjekin ne 60-vjetorin e TKOB-it?
Per kete balet eshte punuar mbi 1 muaj dhe me vjen keq qe do te ndalet vetem ne kete shfaqje, por kjo vjen per shkak te kalendarit te ngjeshur ne kuader te 60-vjetorit te TKOB-it. Pas shfaqjes “Zonja me Kameliet”, vjen baleti “Ali Pashai” dhe nje koreografi e re e ish-maestros, Agron Aliajt. Programi eshte shume i ngjeshur, por shpresoj qe pervecse si balerine, te vijme dhe si krijues te denje per skenen shqiptare.