E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH:Shqipëria tranzit i heroinës dhe prodhues kanabisi

WASHINGTON- Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për trafikun ndërkombëtar të drogës për vitin 2012 ku Shqipëria vazhdon të renditet si vend tranzit dhe destinacion për kanabis, heroinë dhe kokainë. Shqipëria është gjithashtu edhe një vendburim për kamnabisin i cili trafikohet në vendet e BE-së.
 Në raportin e saj të publikuar sot DASH vlerëson se autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm luftën lundër drogës duke arrestuar dhe sekuestruar sasi të mëdha droge në krahasim me vitin e kaluar "si rezultat i trajnimit të mirë të trajnimeve dhe teknikave policore."

"Ka pasur rritje drastike në konfiskimin e marijuanës - 175% rritje në vitin 2011 - çka nënkupton një rritje të prodhimit në vend të kanabisit pas një trendi në rënie të 2 viteve më përpara.”- thuhet në raportin e DASH

"Provat tregojnë se rrjetet e trafikut mund të kenë përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore."- nënvizohet në raport.

DASH thotë se me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, apo drogave sintetike.

vijon....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›