E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 23 Gusht 2002. Eshte nenshkruar sot Marreveshja e Bashkepunimit "Per rritjen e Bashkepunimit nderministror per intensifikimin e luftes kunder krimit te organizuar trafiqeve dhe korrupsionit

Tirane 23 Gusht 2002. Eshte nenshkruar sot Marreveshja e Bashkepunimit "Per rritjen e Bashkepunimit nderministror per intensifikimin e luftes kunder krimit te organizuar trafiqeve dhe korrupsionit" ne prani të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Nano, ministrave Z.Luan Rama, Ministër i Rendit Publik, Z.Spiro Peçi, Ministër i Drejtësisë, Z.Kastriot Islami, Ministër i Financave, Z.Pandeli Majko, Ministër i Mbrojtjes dhe Z. Besnik Dervishi,ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Marreveshja e neshkruar i referohet programit politik të qeverisë, në kuadër të angazhimeve që ka marrë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit, për arritjen e standardeve të nevojshme për fillimin e procesit të stabilizim-asociimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithashtu ne te merren parasysh detyrimet e Republikës së Shqipërisë, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacioni i brendshëm për luftën kundër fenomenit trafik te cdo lloji. Duke patur parasysh fushën e veprimtarisë që mbulojnë strukturat në varësi të tyre, si dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit
Ne baze te marreveshjes palet perkatese angazhohen të bashkëpunojnë për realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i saj duke zbatuar me korrektësi ligjin dhe përgjegjësitë përkatëse.Ato shprehin vullnetin për të rritur nivelin e bashkëpunimit të strukturave respektive të varësisë së tyre, të specializuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të çdo lloji.

Nje detyrim tjeter i rendesishem eshte edhe shëmbimi i informacionit për gjendjen e kriminalitetit dhe frytshmërinë e strukturave respektive të luftës kundër tij, sipas fushës që mbulojnë.
Marreveshja shprehet edhe per rastet e evidentimit te mangësive që shfaqen në zbatimin e legjislacionit dhe japin rekomandimet përkatëse, të cilat u paraqiten ministrit përkatës dhe Kryeministrit, për përmirësimin dhe zbatimin e këtij legjislacioni si dhe organizimin e grupeve të përbashkëta pune, të përbëra nga specialistë, për këshillim dhe marrje masash të frytshme për shmangien e mangësive të vërejtura në praktikën e përditshme, në luftën kundër kriminalitetit.
Strukturat perkatese po ashtu vënë në dispozicion të grupeve operacionale, të përbashkëta, me natyre komplekse, me kërkesën e njërës palë, strukturat e specializuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të çdo lloji. Këto grupe operacionale drejtohen nga struktura që propozon ngritjen e tyre. Kjo marreveshje do te ndikoje ne rezultate insitucionale tashme kunder trafiqeve te te gjitha llojeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›