E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kuadrin e të luftës së kordinuar nga institucionet shtetërore kundër trafiqeve të paligjshme Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, jo vetëm që ka mbështetur fuqimisht këto operacione, p

Në kuadrin e të luftës së kordinuar nga institucionet shtetërore kundër trafiqeve të paligjshme Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, jo vetëm që ka mbështetur fuqimisht këto operacione, por po ndërmerr edhe një sërë kontrollesh në shkallë vendi. Këto kontrolle janë përqëndruar sidomos në bllokimin e prapavijës e cila furnizon dhe mbështet trafikun e qënieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. Përveç verifikimeve dhe masave të marra në zonën e Vlorës, ky kontroll është shtrirë dhe në zona të tjera bregdetare, duke bërë të mundur bllokimin e veprimtarisë së një sipërmarrjeje të riparimit të skafeve në Durrës.
Po kështu, në zbatim të programit të Qeverisë për përmirësimin e shërbimeve në fushën e shëndetit publik dhe për t'u prerë rrugën abuzimeve në këtë drejtim, organet tatimore kanë filluar të ushtrojnë kontroll në shkallë vendi mbi operatorët që veprojnë në sektorin e farmaceutikës dhe veprimtarive ndihmëse të trafiqeve.

Një kontroll i tillë është organizuar në Tiranë. Kontrolli i organeve tatimore në qytetin e Tiranës do të zbatohet në 75 operatorë farmaceutikë, qe përfshijnë depot e tregtimit me shumicë, si dhe njësitë e tregtimit me pakicë. Në ditën e parë të aksionit u kontrolluan 64 subjekte. Në 48 prej tyre u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore përfshirë mospërdorimin e arkës regjistruese, mospërdorimin e faturës tatimore dhe mungesën e dokumentacionti të blerjes së një sërë mallrash gjëndje pranë njësive. Në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve u aplikuan penalitete në përputhje me dispozitat ligjore. U penalizuan 31 subjekte për mospërdorim të arkës regjistruese, 16 subjekte për moslëshim të faturës tatimore dhe një subjekt për mosafishim të cmimeve të shitjes, gjithsej 1,2 milionë lekë. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›