E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane 23 Gusht 2002. Eshte neshkruar sot Marreveshja e Bashkepunimit ndermjet Kryeministrit z. Fatos Nano dhe Prokurorit te Pergjithshem te Republikes, z. Theodhori Sollaku, e cila si objekt te saj k

Tirane 23 Gusht 2002. Eshte neshkruar sot Marreveshja e Bashkepunimit ndermjet Kryeministrit z. Fatos Nano dhe Prokurorit te Pergjithshem te Republikes, z. Theodhori Sollaku, e cila si objekt te saj ka ngritjen ne nje nivel te ri te marredhenive te bashkepunimit dhe bashkerendimit ndermjet pushtetit ekzekutiv dhe prokurorise.

Marreveshja e nenshkruar synon te forcoje bashkepunimin ndermjet institucioneve pergjegjese ne luften kunder krimit, mbeshtetur vetem ne Kushtetute dhe ligj, si dhe duke respektuar pavaresine e institucioneve.

Suksesi i ndjekjes penale, qe eshte atribut i organit te prokurorise, varet gjithmone nga sasia dhe cilesia e provave qe grumbullohen nga hallkat e policise gjyqesore, te cilat jane ne varesi te ekzekutivit, por ne drejtimin procedurial te prokurorit dhe per kete arsye kjo marreveshje do te jape kontributin e duhur ne kete drejtim.

Kjo marrëveshje do te ndikoje gjithashtu ne intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, kundër trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit, ne përmbushjen me shpejtësi, cilësi dhe frytshmëri të detyrave ligjore në këtë fushë.

Ne kete marreveshje palet shprehen se jane të vetëdijshme se lufta, pa asnjë kompromis, kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit është kthyer në një sfidë per vetë shtetin. Ato jane të bindura se zbatimi me rigorozitet i Kushtetutës dhe i legjislacionit në fuqi, i respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është e vetmja rrugë për t'i siguruar qytetarëve shqiptarë një jetë dinjitoze dhe integrim të sigurtë në familjen e madhe europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›