Tiranë, 3 ditë në banjon e 1 lokali për 86 mijë lekë, lirohet pengu

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Lokali ku u mbajt studenti
TIRANE - Policia ka mundur të përmbyllë me sukses një operacion gjatë mbrëmjes së sotme me lirimin e një të riu i cili prej 3 ditësh mbahej peng në tualetin e një bar-kafeje në kryeqytet. për shkak të një borxhi të pashlyer.
Fatjon Xhafa nga Librazhdi, por me studime në Tiranë, prej 3 ditësh mbahej peng në tualetin e një lokali në zonën e Stacionit të Trenit. Pengmarrësit kishin kërkuar në këmbim të lirisë së tij shumën prej 860 miljë lekë të vjetra.
Falë një operacioni të shpejtë, siç bën të ditur policia, u bë i mundur arrestimi i 3 pengmarrësve. Sipas gazetarit të televizionit A1 REPORT!, Arsen Rusta, autorët u arrestuan gjatë momentit që babai i Fatjon Xhafës do të dorëzonte paratë. Të arrestuarit janë: Martin Shtenjari, Artur Kolpepa dhe Maksim Hoxha.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini sqaroi se 22-vjeçari u mbajt peng për shkak të një borxhi prej 860 mijë lekësh të vjetra. Sipas policisë, pengmarrësit kërcënonin vazhdimisht me telefonata babain e Fatmir Xhafës për t’i dhënë shumën e parave.
Ndërkaq, mësohet se gjendja shëndetësore është e mirë, por gjendja e tij emocionale dhe psikike është shumë e ngarkuar për shkak të ditëve që ka kaluar i izoluar dhe ankthit të përjetuar.
Operacioni u krye nga Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Tiranë. I riu është marrë në pyetje nga policia për të dhënë versionin e tij në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë, janë shoqëruar në ambjentet e policisë edhe 3 - shtetas te tjerë, të cilët po pyeten si persona që kanë dijeni për rrethanat e këtij hetimi.
Aktualisht nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit po vijon puna hetimore, ndërsa materialet do t’i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda.
TE ARRESTUARIT
• Artur Zef Kolpepaj, 18 vjec, lindur e banues në Tiranë
• Martin Kol Kështjari, 23 vjec, lindur në Shkodër e banues në Tiranë.
• Bledar Frrok Vata, 23 vjec, lindur në Tropoje e banues në Tiranë
(Në foto: 22-vjeçari Fatjon Xhafa)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)