E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 3 në pranga dhe një në kërkim për grabitje e gjobëvënie

Tre të arrestuar dhe një i katërt i shpallur në kërkim është rezultati i një operacioni të kryer mbrëmjen e së martës nga policia e Tiranës.

Të arrestuarit akuzohen për disa grabitje me armë në kryeqytet. Bujar Leka, 21 vjeç; Eduard Mujo, 28 vjeç dhe Murat Rexha, 19 vjeç, janë arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet V.K, 27 vjeç.

Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës, Alma Katragjini, 3 të arrestuarit dyshohen se janë autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë si dhe të grabitjes së një taksisti dhe një automjeti në Tiranë.

Personat e arrestuar janë autorë edhe të një gjobëvënieje prej 4 mijë eurosh ndaj shtetasit me iniciale G.M. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrehtit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›