Tiranë, 45-vjeçari tenton të hyjë me forcë në Ambasadën Amerikane
TIRANE – Një 45-vjeçar ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, për të takuar ambasadorin Arvizu.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Sherif Morina është ndaluar nga forcat e komisariatit numër 1 dhe shërbimet e sigurisë së Ambasadës, teksa përpiqej të hynte me forcë brenda godinës së ambasadës.
Mësohet se 45-vjeçari ka kërkuar t’i jepet një vizë amerikane pa dhënë arsye, dhe kërkonte me ngulm të takonte personalisht ambasadorin amerikan.
Sherif Morina refuzoi të japë shpjegime në polici se përse kërkoi takim me ambasadorin Arvizu apo se përse e dëshironte udhëtimin në SHBA.
Në xhep i janë gjetur 500 euro dhe 80 mijë lek të vjetra, për të cilat ai theksoi se do i përdorte si shpenzime në udhëtimin e tij drejt SHBA.
Nga informacionet që ka siguruar policia mësohet se Morina nuk gëzon as ndonjë gjendje ekonomike të mirë.
(er.nu/BalkanWeb)