Donte vizë për në SHBA, tenton të hyjë me forcë në ambasadë 45-vjeçari
Tiranë- Një person ka tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e ambasadës amerikane këtu në Tiranë pasditen e sotme.
Sipas policisë, ai është identifikuar si 45-vjeçari Sherif Morina nga qyteti i Lushnjes dhe mësohet se i janë gjetur me vete një sasi prej 500 Eurosh.
Për ta ndaluar kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e sigurisë dhe forcat e Komisariatit numër 1 në kryeqytet.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në ambjentet e Komisariatit, Morina ka deklaruar se donte të takonte ambasadorin Aleksandër Arvizu, pasi kërkonte një vizë amerikane por nuk ka dhënë arsye se përse.
Priten të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje.