E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 48-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten

Policia e Tiranës ka parandaluar një vrasje në një familje në kryeqytet, duke bërë të mundur edhe arrestimin e një 48-vjeçari.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, ka theksuar se është arrestuar 48-vjeçari Tafil Cani, pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 40-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit pranë zonës së Zogut të Zi në kryeqytet, ku Cani, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ka tentuar ta vrasë atë me armë.

Falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur parandalimi i vrasjes, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe një arsenal armësh.

Sipas policisë, janë sekuestruar armë luftarake, automatikë, granata ushtarake, ndezës dhe një sasi  e konsiderueshme fishekësh dhe krehëra auto për mbajtje fishekësh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›