Ushtarakët grekë bojkotuan paradën e 100 vjetorit të Pavarësisë
Pas bojkotit të kryediplomatit grek, Avramopoulos, edhe ushtarët grekë kanë bojkotuar zyrtarisht paradën e Forcave të Armatosura shqiptare, që u realizua për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Tre përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Greqisë janë rreshtuar krah kolegëve të tyre të NATO-s në kuadratin e tyre, por pas një bisede me një person që ka zgjatur vetëm pak minuta, tre ushtarët grekë kanë kërkuar takim urgjent me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilëve u kanë komunikuar mospjesëmarrjen në paradë.
Ata kanë pohuar se njëri prej ushtarëve është sëmurë, por ndonëse sipas GSH u është kërkuar të parakalojnë dy prej tyre, ata janë përgjigjur me një JO të prerë.