E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë/ Bie ashensori i një pallati në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Tiranë ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pas rrëzimit të një ashensori të një pallati në ndërtim.

Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur tek ish-Fusha e Aviacionit.

Dyshohet se si rezultat i një defekti, ashensori ka rënë nga kati i parë, në katin minus një dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M për të cilin familjarët kanë bërë kallëzim në polici, një ditë më parë, se nuk është kthyer në banesë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›