E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Dhunuan policin dhe 1 tjetër, arrestohet 29-vjeçari, 4 të tjerë në kërkim

Një 29-vjeçar është arrestuar ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një konflikti me 2 persona, njëri prej tyre punonjës policie.

Ngjarja u shënua në orët e para të kësaj të shtune në rrugën “Besim Alla”, në Tiranë.

“29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›