E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dy superjahtet luksoze ankorohen në Durrës, Rama: Vitin tjetër edhe më shumë falë investimeve

Dy superjahte luksoze, Lürssen dhe Koru, kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga jahtet Lürssen dhe Koru të ankoruara në Portin e Durrësit.

Rama vlerëson se ky sezon ka qenë fantastik për Portin e Durrësit me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera, por shprehet optimist se falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi, numri i jahteve dhe kroçereve do të rritet.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit.

Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi“, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›