Tirane-Durres plagosen dy persona
Ngjarjet rrugore ndodhen ne mbikalimet e Sukthit dhe Maminasit ne nje hark te shkurter kohor. Mesditen e sotme nje furgon taksi me targa te Beratit ka perplasur nje 60 vjecar nga Paskuqani i cili eshte derguar ne Tirane per ndihme mjekesore. Bexhet Tota ka qene duke kaluar rrugen kur i ka dale perpara furgonit drejtuesi i te cilit nuk ka mundur ta shmange perplasjen me te.
Nderkohe e njejta situate rrugore eshte krijuar edhe ne mbikalimin e Sukthit pasditen e kaluar ku nje 31 vjecar mbeti i plagosur rende nga nje automjet Benz me targa te Tiranes qe drejtohej nga Gezim Kulicaj. I demtuari u perplas me makinen menjehere sapo kishte kapercyer trafikndaresen.
Fenomeni i kalimit nga nje krah i superstrades ne tjetrin ndonese eshte kthyer prej kohesh ne nje burim aksidentesh me pasoja te renda deri ne gjymtim e vdekje per kembesore te moshave te ndryshme vazhdon te jete i pranishem pergjate te gjithe kesaj rruge nacionale.