Tiranë-Elbasan, Olldashi inspekton punimet: Përfundon në pranverë të 2013-ës
Punimet në autostradën Tiranë – Elbasan po progresojnë me një ritëm, që sipas zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve, është tërësisht në përputhje me kalendarin e përcaktuar nga dikasteri që ata përfaqësojnë. Duke marrë në konsideratë ritmin e punës, ata thonë se në fundin e pranverës së vitit të ardhshëm, autostrada do të jetë e hapur për trafikun. Vetë ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ka parë nga afër ecurinë e punës. Ministria e Transporteve tregohet optimiste, pasi edhe veprat e artit, çka përbëjnë pjesën kritike të projektit, po vijojnë sipas programit të caktuar. Punimet në autostradë vijojnë me ritëm të kartë në të tre lotet. Përfaqësues të Ministrisë thonë se në dy segmentet përpara dhe pas tunelit, në drejtim të Tiranës dhe Elbasanit, volume i punimeve të realizuara ka arritur në 32 dhe 33%, ndërkohë që në tunel po vazhdohet me shtresën e brendshme të betonit me ritëm 50 metra në ditë, paralelisht me instalimet e sistemeve të ndriçimit.
...