E Diel, 1 Nëntor 2026

“Integrimi s’mund të ketë kushte - zëri i arsyes, zëri i interesit kombëtar duhet të thërrasë drejt zgjidhjes”

11-11-2012 / Gazeta 55

Flet ministri i Mbrojtjes, Arben Imami Ministri Imami ka deklaruar se brenda javës është e domosdoshme të votohet tre reformat e kërkuara nga bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe se s’mund të ketë kushte për procesin e integrimit. “Janë tre ligje që duhen miratuar. Integrimi nuk mund të ketë kushte, nuk mund të jetë çështja e parlamentit të qarkut të Fierit më e rëndësishme sesa çështja e Shqipërisë. secila nga këto është e parëndësishme për një vendim të madh, që në rast se nuk do të merret do të dëmtojë të gjithë, pavarësisht faktit se përgjegjësi është një”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Në një intervistë për mediat ministri i kabineti qeverisës theksoi se është e pamundur të parashikohet sjellja e opozitës pasi ajo është shpesh herë kundërthënëse. “Është e vështirë të bësh parashikime – theksoi Imami – sepse sjellja e Partisë Socialiste në vitet e fundit ka qenë shpesh e paparashikueshme dhe me veprime kontradiktore. Miratojmë tre ligje me konsensus dhe pas tre ligjeve kemi një hap prapa. Është e vetmja rrugën që zëri i arsyes, zëri i interesit kombëtar duhet të thërrasë drejt zgjidhjes. çështja e Fierit le të diskutohet, le të debatohet, le të shkojë në Gjykata, por nuk ka arsye që të ketë kushte për integrimit. Si mund të ketë kushte për integrimin?  Kushtet për integrimit nuk i vendosim ne, i vendos Brukseli, kushtet e integrimit nga BE-ja janë këto tre ligje”.  Në lidhje me koalicionet elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2013, ministri i Mbrojtjes Arben Imami nënvizoi faktin se çdo koalicion qeverisë duhet të bëhet mbi bazën e produktit që ka prodhuar dhe ka vlerësuar bashkëqeverisjen e Partisë Demokratike me partitë aleate si të suksesshme në të gjitha nivelet. “Koalicioni qeverisë do të duhet të bëhet mbi bazën e produkteve.  Produktet e qeverisë në këto tre vjet nuk janë pak, por me të vërtetë janë impresionuese. Koalicioni me LSI-në dhe me partitë e tjera, një pjesë në nivele të tjera qeverisëse, ka pasur rezultate shumë të mira. Mundësitë për një mandat të tretë janë shumë të mëdha. Me këto arritje mund të shkojmë  dhe të ballafaqohemi me qytetarin shqiptar pa frikë dhe pa turp. Përkundrazi me ballin lart”, përfundoi ministri Imami. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›