Tiranë, FNSH-ja kontrollon për armë në mesditë, 12 të ndaluar
TIRANE - Një aksion masiv i policisë së Tiranës ka nisur sot në 12 pika të kryeqytetit. Aksioni drejtohet nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë "Shqiponja" dhe "Renea" po kontrollojnë momentalisht automjetet në sheshin "Nënë Tereza", kryesisht ato me xhama të errët, për armë.
Deri tani, janë sekuestruar 4 armë zjarri; janë ndaluar 108 automjete me dokumentacion të parregullt dhe ndaluar,12 persona. Urdhri për këtë aksion është firmosur nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)