E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me 73 vota “pro” kërkesën e mazhorancës për referendum

04-03-2013 / Gazeta 55

Berisha: Miratimi i 3 ligjeve, të vendosur për integrimin e Shqipërisë


UPDATE- Kuvendi i Shqipërisë i miratoi me 73 vota “pro” kërkesën për mbajtjen e referendumit për tre ligjet e integrimit. Kryeministri Sali Berisha u shpreh në seancë se vendimi përbën vendosmëri për miratimin e këtyre ligjeve, për t’i hapur rrugë procesit të integrimit. “Në çdo kohë që opozita merr përsipër të votojë ligjet ne jemi të gatshëm të ofrojmë mirëkuptimin tonë dhe ti votojmë tre ligjet. Në karrierën time politike momenti më i hidhur ka qenë humbja e referendumit në vitin 1994. Nuk kam ndonjë pasion personal, por një respekt të palëkundur për këtë institucion themelor, kushtetues të demokracisë”, u shpreh Berisha.


Gjithashtu, Kuvendi miratoi me shumicë votash projektligjin për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100 % të aksioneve të HEC Bistrica 1 dhe 2 sh.a të lidhura mes METE dhe shoqërisë KURUM u hodh në votim në Kuvend, duke u miratuar me 73 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji për ratifikimin e kontratës së shitjes së 100% të aksioneve të HEC Ulëz Shkopet sh.a u hodh në votim dhe mori gjithashtu 73 vota pro dhe 61 kundër.


Ndërkohë Kuvendi hodhi në votim deh projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së licencës së lotarisë kombëtare mes Ministrisë së Financave dhe shoqërisë austriake, ku mori 73 vota "pro" dhe 61 kundër.


Akti normativ për pajisjen me leje ndërtimi të strukturave të krijuajë në shkelje të lejeve të ndërtimit mori 134 votat pro me konsensusin e pozitës dhe opozitës. Projektligji për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë mori në votim 73 "pro", 61 kundër dhe asnjë abstenim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›