“Gjeniu i vogel”, ngre siparin ne Tv Klan dhe Klan HD
Protagonistet e vegjel te ketij spektakli, qe jane perzgjedhur permes audicioneve te shumta, startuan plot emocione superspektaklin me te ndjekur nga te gjithe shqiptaret, “Gjeniu i vogel”, i cili eshte ne edicionin e tij te peste. Por mbremjen e djeshme jane prezantuar para publikut vetem 12 prej tyre, nga 32 qe jane gjithsej ne konkurrim, te cilet interpretuan “Live”, me nje atmosfere plot ritem, dinamike, ku nuk munguan duelet e forta. Disa me shume emocione dhe disa te tjere me nje siguri, qe do i kishte zili cdo artist profesionist. 12 konkurrentet e vegjel sfiduan njeri-tjetrin ne 6 duele te percaktuara me pare me short. Keto perfomanca te konkurrenteve te vegjel, ne sfide perballe njeri-tjetrit, startuan superspektaklin “Gjeniu i Vogel 5”, ne Klan dhe Klan HD. Prezantimi i mega produksionit te Televizionit Klan, ne kete edicion te peste, iu besua Rudina Magjistarit, qe me buzeqeshjen e saj te ngrohte ua largonte paksa emocionet vogelusheve. Talentet e reja u vleresuan nga nje panel i ri me artiste te suksesshem te skenes, si dhe emra te dashur jo vetem per publikun, por edhe per vete ata, sic ishin kantautori Pirro Cako, Vikena Kamenica dhe Genta Ismajli. Juria edhe nga komentet qe bene gjate mbremjes se djeshme, kane mbetur te befasuar nga prurjet artistike te ketij edicionit, aq sa shpesh e kishin edhe te veshtire per te bere nje zgjedhje. Por per t’ia lehtesuar disi punen jurise, ne kete edicion, anetar i saj eshte edhe drejtori artistik Adrian Hila, i cili i njeh me shume femijet, pasi ka qene, qe ne perzgjedhjen e tyre per kete edicion.
Sfida
Femijet perjetuan ethet e nje kompeticioni te vertete, ku nuk munguan as lotet e deshperimit, pasi formula e ketij edicioni shkualifikoi tre konkurrente qe naten e pare, per t’u dhene nje tjeter mundesi ne netet e ardhshme te spektaklit. Ishin pikerisht duelet me te forta, per te cilet vete juria nuk mund te bente nje ndarje, pasi kishin balotazh ne votat e marra. Shpesh juria u vu ne veshtiresi, jo vetem per talentin e ketyre femijeve, por edhe per te zgjedhur fjalet qe te mos i lendonin. Keshtu ishin te paevitueshme lotet e tre vogelusheve qe lane garen, por gjithashtu u pane lot edhe tek ata femije, te cilet ishin triumfues ne sfide. Nga kater anetaret e jurise, ajo qe u gjend shpesh ne veshtiresi per te vendosur mes dueleve te krijuara ishte kengetarja Genta Ismajli, duke krijuar shpesh edhe pauza te gjata, para se te vendoste per emrin e vogelusheve qe do te largonte nga gara. Formula e konkurrimit te femijeve, parashikon emocione te forta javen e ardhshme, ku 12 konkurrente te tjere do te perballen me njeri-tjetrin, ne teatrin e televizionit Klan.
Ne 15 jave program, do te shohim gare dhe spektakel
Produksioni i treshesh se suksesshme Pandi Laco si skenarist dhe autor, Bledar Lacos si regjisor dhe Adrian Hiles si udheheqes artistik dhe kete vit edhe anetar i jurise, per 3 muaj me radhe do te pushtojne ekranin e Televizionit Klan dhe Klan HD, duke garantuar jo vetem nje sfide shume te forte, por edhe nje superspektakel, qe me siguri do te gozhdoje cdo te hene para ekranit te vogel, jo vetem femijet, por edhe te rriturit.