E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Festohet Kurban Bajrami ne Parkun Rinia

Mijera besimtare muslimane shqiptare festuan sot Kurban Bajramin me falje dhe ceremoni te tjera ne Parkun Rinia dhe shetitoren Deshmoret e Kombit duke uruar njeri-tjetrin per kete dite te madhe te fese se tyre. Besimtaret e te gjitha moshave shumica te rinj u mblodhen qysh ne oret e para te mengjesit prane objekteve te tyre te kultit dhe sheshe e rruge te gjera nen ne diell te ngrohte per te degjuar fjalimet e udheheqesve te tyre fetare.

E lusim te madhin Zot qe te na bashkoje zemrat ne fene e tij dhe te na i fale gabimet tona. - tha myftiu i Tiranes Shaban Saliu. - Te gjithe vellezerve dhe motrave muslimane u urojme me plot gezim Bajramin e madherueshem te Kurbanit. I lutemi te madhit Zot qe per shenjterimin e kesaj feste te muslimaneve dhe per nderin e respektin e Profetit Muhamed - Paqja qofte mbi Te - ti dhuroje mbaresi gjithe botes islame e mbare njerezise. Vecanerisht o i madhi Zot per shenjterine e kesaj feste bashkoji zemrat e shqiptareve qe te kalojne me shume dite te lumtura e te gezueshme ne unitetin e kombit - u lut ai.

Parku Rinia dhe shetitorja Deshmoret e Kombit u mbush sot si asnjehere tjeter nga nje numer shume i madh besimtaresh midis te cilave edhe shume femra qe iu bashkuan ceremonive per kete feste te vecante. Edhe nje numer i madh femijesh moren pjese po ashtu ne festime.

Besimet fetare po marrin nje shtrirje te gjere vitet e fundit ne Shqiperi. Ne objektet e kultit te te treja feve mblidhen cdo dite grupe perhere e me te medha te rinjsh qe praktikojne ceremonialet e posacme ne mjediset ku ata ndjekin mesimet fetare. Shqiperia e ka bere tashme tradite respektimin e festave fetare te secilit besim fetar me tolerance dhe bashkejetese te vleresuar nga te gjithe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›