E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlorë, dhunojnë në grup 21 vjeçarin tek “Uji i Ftohtë’

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të  tjerë kanë dhunuar fizikisht një 21 vjeçar.

Vëllezërit  N.Xh (A) 32 vjeç dhe E. H. (A) banues në fshatin Drashovicë dyshohet se janë konfliktuar me të riun e identifikuar me inicialet D.Z banues në Vlorë, për motive të dobëta. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon dhe për identifikimin e personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar në këtë ngjarje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›