E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Ikin votimet, por jo posterat

Edhe pse ka rreth një javë që ka mbaruar fushata zgjedhore, por edhe votimet, përsëri posterat elektorale mbushin dhe ngjyrosin rrugët e kryeqytetit. Megjithëse që me mbarimin e fushatës elektorale këto postera duhet që të ishin hequr, askush nuk ka vënë dorë mbi to përveçse ndonjë fëmije i cili ka grisur disa fletë, apo edhe ndonjë fanatiku të partisë tjetër konkurente. Megjithatë qytetit të zbukuruar më shumë se sa për festat e fundvitit i mungojnë vetëm dritat. Kudo që shkon të bien në sy numra dhe shifra të ndryshme të partive politike, kandidatëve të tyre, por edhe siglat tashmë të mësuara përmendësh "Shqipëria po ndryshon", "Politikë e re për ndryshimin". Koha e verës dhe ditët e pushimeve me ç'duket përsëri do të jenë të ndezuar dhe do të na lodhin apo shoqërojnë me nuancat e saj gjatë gjithë stinës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›