5 Sëmundje parandalohen nga 1 vaksinë
Vaksina pentavalente, 5 në 1, parandalon 5 sëmundje: Difterinë, Tetanozin, Kollën e mirë (Pertusin), Hepatitin B (Verdhëzën) dhe Infeksionet e shkaktuara nga Haemophilus influenzae tip b (Hib) në veçanti Meningitin e shkaktuar prej tij. Deri tani kemi patur një vaksinë DTP për Difteri, Tetanoz, Pertusis dhe një për Hepatitin B por që nga 2 Marsi i vitit 2009 do të parandalojmë edhe një sëmundje tjetër, Meningitin e shkaktuar nga Haemophilus Influenzae tipi b. Kjo vaksinë kryhet në moshën 2, 4, dhe 6 muaj.
Pra të gjithë fëmijët që lindin më 1 Janar 2009 do tu ofrohet vaksinimi me vaksinën e kombinuar 5 në 1 (DTP-HepB-Hib). Kjo vaksinë futet në vendin tonë pas një procesi të gjatë të aplikimit pranë GAVI-t (Aleancës Botërore për Vaksinat) që nga viti 2001, kohë kjo kur Shqipëria mund të aplikonte pranë këtij organizmi. Qeveria Shqiptare paguan vetëm për komponentin e Hepatitit B në këtë vaksinë. Në mometin që përfundon marrëveshja me GAVI-n, pas pesë vitesh, qeveria do të marrë përsipër, ashtu si dhe për të gjitha vaksinat e tjera, financimin e plotë të kësaj vaksine.