Tirane Opozita kerkon debat mbi opinionin e Komisionit Evropian

Ne Tirane opozita vendosi sot te kerkoje nje seance me debat lidhur me permbajtjen e opinionit te Komisionit europian i cili ne fillim te muajit nuk i dha Shqiperise statusin e vendit kandidat.
Raporti i komisionit europian ka qene me kritiku i hartuar vitet e fundit per zhvillimet ne Shqiperi. Opozita e ka konsideruar si nje shuplake per qeverine ndersa shumica ka bere fajtore opoziten se me bojkotin dhe qendrimin e saj ndaj parlamentit eshte bere pengese per reformat.
Kerkesa e deputeteve socialist per debatin shoqerohet edhe me nje projekt rezolute ne tesktin e se ciles opozita kerkon zgjidhjen e ngercit lidhur me hetimin e zgjedhjeve te shkuara si dhe angazhimin e parlamentit per te garantuar pavaresine e sistemit gjyqesor nje lufte me efikase kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit lirine e medias autonomine e plote te pushtetit vendor si dhe nje strategji per ceshtjet qe lidhen me pronen.
Sipas regullores projektrezoluta do te duhet ti nenshtrohet votimit nga ana e parlamentit.