Shqiperi Ekstradohet drejt SHBA Almir Rrapo ish sekretar i ministrit Meta

Ne Shqiperi autoritetet ekstraduan sot drejt Shteteve te Bashkuara Almir Rrapon ish sekretarin e ministrit Ilir Meta gjate kohes kur ai drejtonte diplomacine shqiptare.
Njoftimin per esktradimin e beri avokati i tij Ardian Visha i cili thote se eshte vene ne dijeni jo ne rruge zyrtare duke shpjeguar se klienti i tij eshte marre sot ne oret e para te mengjesit nga burgu dhe sipas verifikimeve ne agjensite e udhetimeve eshte nisur nga Tirana me avionin e linjes austriake.
Per ekstradimin e Almir Rrapos i kerkuar nga drejtesia amerikane e cila ka ngritur ndaj tij 9 akuza qe nga trafiku i lendeve narkotike deri te dyshimet per bashkepunim ne vrasje ka patur dy vendime te gjykates se shkalles se pare dhe te Apelit.
Por Gjykata e te drejtave te Njeriut ne Strasburg kerkoi mosekezekutimin e vendimit deri ne shprehjen edhe te Gjykates se larte. Ne fakt kjo gjykate sipas avokatit Visha dy dite me pare fiksoi per te premten e ardhshme daten e seances per ceshtjen e Almir Rrapos nderkohe qe sipas ministrise se Drejtesise ministri Bujar Nishani e kish firmosur ekstradimin qe me date 1 nentor.