E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Opozita largohet nga diskutimi i amnistise fiskale ne Parlament

Deputetet e Partise Socialiste te opozites u larguan sot nga komisioni parlamentar i ekonomise ne kohen kur po diskutohej projekt-ligji per amnistine fiskale me nje perfaqesi te Dhomes se Tregtise dhe Industrise. Deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se projekt-ligji ka ardhur me urgjence nga maxhoranca dhe synon te nxjerre perfitime elektorale. Zonja Kodheli tha se opozita ka nevoje te studioje materialin dhe diskutimi te vendoset per nje kohe tjeter. Projekti i amnistise u shpall disa jave me pare nga kryeministri Berisha duke ftuar edhe opoziten socialiste qe ta votonin se bashku ne parlament si nje ndihme me shume per qytetaret bizneset dhe ekonomine ne teresi.

Deputetet e opozites dolen nga salla e mbledhjes kur po fliste kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes Nikolin Jaka i cili kerkoi zbutjen e metejshme te disa tarifave qe lidhen me amnistine. Ndersa ministri i financave Ridvan Bode qe mbrojti me vone projekt-ligjin tha se amnistia perfshin nje fushe te gjere detyrimesh te vjetra dhe nje numer mjaft te madh perfituesish duke nisur nga bizneset e vogla e te medha deri tek qytetaret e thjeshte.

Projekti i amnistise parashikon qe cdo qytetar mund te legalizoje shuma parash qe disponon duke i futur ato ne banka dhe duke paguar tarife 3 per qind. Sipas projektit qytetaret mund te rivleresojne pronat e tyre te paluajtshme me nje tarife 1 per qind nderkohe qe u falen gjithe taksat dhe tatimet e papaguara deri ne fund te vitit 2010. Po ashtu parashikohet te falen edhe gjobat doganore per makinat e importuara deri ne dhjetorin e kaluar. Projektligji parashikon falje per nje seri detyrimesh per biznesin e vogel e mesem dhe te madh gjoba dhe taksa te papaguara doganore tatime te pashlyera te vjetra. Qeveria hodhi idene qe ta miratonte kete amnisti se bashku me opoziten si nje ligj me 3/5 e votave te parlamentit perndryshe do te miratohet nje variant i shkurtuar si nje falje borxhesh me shumice te thjeshte votash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›