Kërkohet ligj për nxitjen e biznesit
TIRANË- Biznesi shqiptar kërkon një ligj për të stimuluar dhe mbrojtur kapitalete tij, ashtu sic u veprua me investitorët e huaj. Kërkesa është paraqitur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës gjatë një takimi me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naco.
“Ka dalë si nevojë dhe domosdoshmëri tani nga sipërmarrja e Tiranës por edhe ajo shqiptare dhe kjo është nisma e krijimit të grupit të punës, i përbashkët me grupin e interesit lidhur me hartimin e ligjit për sipërmarrësin shqiptar, ekuivalent i ligjit për investitorët e huaj. Sipërmarrja shqiptare me këtë maturi që ka arritur tashmë në treg ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret që të ketë një ligj për stimulimin e saj”,- u shpreh Kreu i dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka.
“Do inicioj cdo lloj kërkese tuajën, por në lidhje me miratimin e ligjin e mbrojtjes së investimeve të huaja në Shqipëri, nuk është një ligj i shtrirë në kohë. Nuk kemi diskriminuar biznesin vendas, por i kemi dhënë disa garanci ligjore që i kërkojnë para se të investojnë në Shqipëri”, - tha ministri Naco.
Biznesi i ka parashtruar ministrit Naco edhe disa kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me hartimin e një platforme mes sipërmarrjes private dhe sistemit bankar për kreditë e këqija, zgjidhjen e problemit të mos rimbursimit në kohë të TVSH-së, futjen e skemës së TVSH-së në të gjithë qarkullimin tregtar si dhe krijimin sa më shpejt të Gjykatës Administrative.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)