Ne Kosove vazhdojne debatet per zgjidhjen e ngercit politik

Ne Prishtine udheheqesit kryesore politike po zhvillojne debate per tejkalimin e ngercit politik te krijuar pas vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit te Kosoves. Larg syve te opinionit ambasadori amerikan Christopher Dell po vazhdon keshillimet me kryeministrin Hashim Thaci dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa rruget per gjetjen e nje zgjidhjeje per funksionimin e institucioneve te vendit dhe shmangien e zgjedhjeve te jashtezakonshme. Nuk eshte dhene asnje hollesi nga takimet per te cilat foli vetem kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa i cili perseriti kerkesat e partise se tij te vena si kushte per mbeshtetjen e zgjedhjes se presidentit te ri dhe tejkalimin e situates aktuale.
Kerkesat kane qene ato qe ne i kemi dhene do te thote te behet reforma e sistemit zgjedhor ndryshimi i kushtetutes sa i perket zgjedhjes se Presidentit ne menyre qe ai te zgjidhet drejtperdrejt te caktohet afati i ndryshimit te Kushtetutes dhe afati i ndryshimit te ligjeve zgjedhore per Presidentin dhe ligjit per zgjedhje te pergjithshme dhe po ashtu te caktohet nje afat ne te cilin do te shkojme ne zgjedhje te pergjithshme tha zoti Mustafa.
Zoti Mustafa shfaqi shpresen per nje marreveshje ndermjet forcave politike nje qendrim qe e kishte shprehur edhe ne nje takim me ushtruesin e detyres se presidentit Jakup Krasniqi. Ky i fundit filloi sot nje seri takimesh me partite parlamentare per te diskutuar rrugedaljen. Ai tha se pas takimeve vec e vec pret qe javen qe vjen te kete nje takim te te gjitha partive se bashku. Por gjithcka do te varet nga keshillimet qe po zhvillohen ne te dy krahet dhe qe sipas zotit Krasniqi deshmon se partite jane te gatshme te bisedojne per nje konsensus.
Mendoj se me rendesi eshte qe te arrihet nje marreveshje politike per te dal nga situata ne te cilen jemi. Dy proceset kane nje qellim tha zoti Krasniqi.
Nderkaq nenkryetari i Parlamentit te Kosoves nga radhet e Levizjes Vetevendosje Glauk Konjufca tha se kjo levizje do te behej pjese e procesit te zgjedhjes se presidentit vetem ne rast se ai do te plotesonte tri kushte.
Ne shpjeguam se cfaredo bashkepunimi i Levizjes Vetevendosje me subjektet tjera politike do te kanalizohet nepermjet tri kushteve tona qe i kemi. Nepermjet ketyre tri procese qe jane shume te rendesishme qe te ndalet plani i Ahtisarit qe te ndalen negociatat me Serbine dhe qe te ndalet kjo shitje e pasurive tona kombetare tha zoti Konjufca.
Bojkotimi nga ana e opozites i seances se 22 shkurtit ne Parlamentin e Kosoves kur u votua per zgjedhjen e Behgjet Pacollit ne postin e presidentit beri qe Gjykata Kushtetuese ta shpalle vendimin jo kushtetues. Nje rivotim pa opoziten do te ishte i pamundur meqe koalicioni nuk do te kishte numrin e mjaftueshem prej te pakten 80 deputetesh ne Parlamentin 120 vendesh te Kosoves. Nderkaq sqarimi i Gjykates Kushtetuese se vendi nuk ka boshllek institucional meqe ka ushtrues detyre te presidentit ka krijuar hapesire per debate ndermjet forcave politike per tejkalimin e situates.
Zgjedhja e presidentit me 22 shkurt pasoi marreveshjen ndermjet Partise Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci dhe Aleances Kosova e Re te zotit Behgjet Pacolli per krijimin e koalicionit qeverises. Kjo marreveshje nuk ishte pare me sy te mire as nga nje pjese e Partise Demokratike brenda se ciles jane ri ngritur serish mospajtimet me kete marreveshje dhe me kandidimin e zotit Pacolli per kete post.