E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim, ndërron jetë 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia mëngjesin e kësaj të diele të Tiranë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, ku 50-vjeçari, duke punuar në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›