E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane SHKB arreston kontrollorin e Rinasit

Pas një hetimi  intensiv disa mujor, strukturat e hetimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, arrestuan punonjësin e policisë, Nënkomisar Eduart Çelmeta. Arrestimi i tij, u bë për veprat penale, “Korrupsioni pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”,  parashikuara nga neni 259 dhe 248 i Kodit penal. I arrestuari Çelmeta, në mënyrë të vazhdueshme, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, në këmbim të përfitimeve të paligjshme financiare, në shuma që varijojnë nga 400 deri në 500€, ka lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në aeroportin e Rinasit, të shtetasve të ndryshëm. 
Për të arrestuarin N/komisar, Eduart Çelmeta, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  më datën 10.12.2012, kishte vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i Ministrisë së Brendshme, po vijon veprime të tjera hetimore, për zbulimin e  bashkëpuntorëve të tjerë,  të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›