E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus kthimi i Contes

“Më keni munguar”. Këto janë fjalët e para për mediat nga Antonio Conte. Trajneri u kthye në stol pas skualifikimit me 122 ditë.

Ai dukej i papërmbajtshëm buzë fushës, ku ka qendruar në këmbë dhe jepte vazhdimisht udhëzime për lojtarët.

Conte nënvijëzoi se “i mungoi era e barit. Këta katër muaj kanë qenë të dhimbshëm, por kjo është një eksperiencë që të ndihmon të rritesh”.

Juventusi kryeson Serinë A pas 16 javëve të luajtura, duke treguar se mbetet pretendente për titullin. Trajneri nuk nguron të bëjë një krahasim.

“Imagjnohejeni këtë si një garë me makina, në të cilën Juventusi është nisur me gomat e shfryra prej mungesës së trajnerit. Por, kam futbollistë dhe një klub special, shtoi Conte. Madje, mund të them që edhe unë jam pak i tillë...”.

Mirënjohja për klubin ëshhtë e madhe. Te Juve nuk e braktisën gjatë këtyre 4 muajve dhe Conte shprehet i vetëdijshëm se nëse do të pezullohej në sezonin e parë, karriera e tij do të kishte marrë fund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›