E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Shisnin monedha floriri online, kapen babë e bir, sekuestrohen 467 monedha

Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shisnin online në rrjete sociale monedha floriri.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se pas kontrollit në banesën e 65-vjeçarit dhe  djalit të tij 35-vjeçar, kanë sekuestruar 467 monedha floriri, 3 prej të cilave ishin vjedhur më parë në një banesë.

Babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin reklamonin e shisnin online në rrjete sociale monedha floriri, ndërsa fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Policia e Tiranës bën me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›