E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fermeret kontributet per tremujorin e fundit te 2010-s

Interviste me Naim Ballukun drejtor ne Drejtorine e Kontributeve ne ISSH

Anilejda Shembitraku - Ne nje interviste te dhene per gazeten Albania drejtori i Drejtorise se Kontributeve prane ISSH- se Naim Balluku ka shpjeguar te gjitha procedurat qe duhet te ndjekin fermeret per te perfituar pension. Pagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe te kontributeve te sigurimeve shendetesore jane te detyrueshme. Ato paguhen individualisht nje here ne tre muaj. Pagesat e kontributeve te sigurimeve shendetesore mund te paguhen ne fillim te tremujorit te pare te vitit dhe para mbylljes se tremujorit te pare duhet te paguhen edhe kontributet e sigurimeve shoqerore - ka deklaruar Balluku.

Cila eshte skema e sigurimit te fermereve

Sigurimi shoqeror i fermereve eshte pjese e rendesishme e skemes per sigurimin e detyrueshem qe bazohet ne Ligjin Nr. 7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar. Nepermjet bazes ligjore te miratuar per te nxitur sigurimin e te vetepunesuarve ne bujqesi skema e sigurimit te tyre paraqitet me lehtesi te konsiderueshme financiare dhe financohet ne pjesen me te madhe nga buxheti i shtetit. Po keshtu nje lehtesim i konsiderueshem eshte dhe falja e herepashershme e kamatevonesave qe ka sjelle sigurimin e fermereve dhe per vitet e munguara qe nga fillimi i skemes te sigurimeve shoqerore duke shmangur kamatevonesat. Te vetepunesuarit ne bujqesi te afte per pune qe kane mbushur moshen 16 vjec deri ne moshen per pension sipas nenit 92 te Ligjit Nr. 7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar kur nuk jane te siguruar nga punesimi ne sektore te tjere banojne ne te njejtin nenqark ku kane token ne pronesi ose ne perdorim dhe zhvillojne veprimtari bujqesore e blegtorale sigurohen ne menyre te detyrueshme per barre-lindje per pensione dhe per sigurim shendetesor. Perfitimet e fermereve nga skema e sigurimeve shoqerore jane shume te medha.

Cilat jane kushtet per tu siguruar dhe perjashtimet

Mbeshtetur ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 1114 date 30.7.2008 personi qe futet ne skemen e detyruar te sigurimit shoqeror per tu siguruar si i vetepunesuar ne bujqesi duhet te kete plotesuar keto kushte personi duhet te kete mbushur moshen 16 vjec te jete i afte per pune dhe te mund te sigurohet deri ne mbushjen e moshes per pension. Personi nuk duhet te jete i siguruar nga punesimi ne sektore te tjere. I vetepunesuari ne bujqesi duhet te banoje ne te njejtin nenqark rreth ku ka token bujqesore ne pronesi ose ne perdorim dhe te zhvilloje veprimtari bujqesore e blegtorale ose te banoje ne fshat megjithese token mund ta kete ne nenqarkun fqinj dhe te zhvilloje veprimtari bujqesore e blegtorale. Nuk lejohet sigurimi si i vetepunesuar ne bujqesi pas lindjes se te drejtes per perfitim. Kur i vetepunesuari me bujqesi deshiron te beje sigurim per periudha te kaluara ato i llogariten kundrejt masave te kontributeve teper minimale te viteve perkatese mbi te cilen aplikohen dhe kamatevonesat perkatese.

Si behet pagesa e kontributeve nga fermeret

I vetepunesuari ne bujqesi qe banon ne rrethet Skrapar Peshkopi Mat Bulqize Gramsh Librazhd Tepelene Kolonje Kukes Has Tropoje Mirdite Puke dhe Malsi e Madhe nga data 1.7.2010 e ne vazhdim derdhin kontribut per sigurimet shoqerore kundrejt detyrimit tremujor te llogaritur mbi bazen e mases vjetore 11 232 leke. Ata qe banojne ne rrethet Berat Kucove Durres Kruje Elbasan Peqin Fier Lushnje Mallakaster Gjirokaster Permet Korce Pogradec Devoll Lezhe Kurbin Shkoder Tirane Kavaje Vlore Sarande dhe Delvine nga data 1.7.2010 e ne vazhdim derdhin kontribut per sigurimet shoqerore kundrejt detyrimit tremujor te llogaritur mbi bazen e mases vjetore prej 17 280 lekesh. Pagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe te kontributeve te sigurimeve shendetesore jane te detyrueshme. Ato paguhen individualisht nje here ne tre muaj. Pagesat e kontributeve te sigurimeve shendetesore mund te paguhen ne fillim te tremujorit te pare te vitit dhe para mbylljes se tremujorit te pare duhet te paguhen edhe kontributet e sigurimeve shoqerore. Nuk lejohet sigurimi i periudhave sipas deshires me nderprerje apo me zgjedhje te viteve te meparshme. Sigurimi duhet te filloje nga viti precedent dhe te vazhdoje ne vitet e mepastajme radhas deri kur keni plotesuar kushtet e sigurimit.

Si duhet te veproje nje i vetepunesuar per tu siguruar

I vetepunesuari ne bujqesi apo e vetepunesuara ne bujqesi paraqitet te inspektori i sigurimit te te vetepunesuarve ne bujqesi. I vetepunesuari ne bujqesi i dorezon inspektorit te sigurimit te te vetepunesuarve keto dokumente certifikaten familjare te leshuar nga zyra e gjendjes civile vertetimin e pronesise mbi token leshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme te komunes ose bashkise ose akt noterial qe verteton tjetersimin e prones. Ne cdo rast per sigurim te periudhave per vitin korent si dhe per periudha te kaluara do te paraqitet vertetimi i leshuar nga komuna ku cilesohet se personi ushtron veprimtari bujqesore/blegtorale. Pas pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore te vetepunesuarit ne bujqesi pajisen me librezen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore dokument qe sherben per evidentimin e periudhave kontributive dhe per tu pajisur me librezen shendetesore per te perfituar nga sigurimi shendetesor.

Kategorite
Fermeret me emergjente per tu siguruar

1- Fermeret e paperfshire fare ne skeme te cilet jane krejtesisht te pambrojtur nga ligji i sigurimeve shoqerore dhe qe nuk perfitojne nga ligji.
2- Fermeret qe jane ne prag te plotesimit te moshes se pensionit dhe nuk kane vjetersine e punes.
3- Fermeret qe jane ne prag te plotesimit te moshes per pension dhe nuk kane vjetersine e duhur prej 35 vitesh per te perfituar pension te plote.
4- Cifte te reja te martuarish per te perfituar shperblimin dhe lejen e lindjes.

Masa e kontributeve sipas periudhave 1.10.1993-31.12.2010

Vitet VKM Zona Fushore Zona malore
1 1993 Nr.452 date 16.09.1993 1620 972
2 1994 Nr.452 date 16.09.1993 1620 972
3 1995 Nr. 42 date 23.01.1995 1620 972
4 1996 Nr.180 date 18.03.1996 1620 972
5 1997 Nr. 20 date 13.01.1997 1620 972
6 1998 Nr. 73 date 30.01.1998 1620 972
7 1999 Nr.112 date 18.03.1999 1620 972
8 2000 Nr.384 date 14.07.2000 1620 972
9 2001 Nr.402 date 11.06.2001 3890 2335
10 2002 Nr.702 date 27.12.2001 5215 3592
11 2003 Nr. 62 date 23.01.2003 7820 5390
12 2004 Nr.298 date 14.05.2004 7820 5390
13 2005 Nr.385 date 31.05.2005 10000 6500
14 2006 Nr.167 date 29.03.2006 10000 6500
15 2007 Nr.167 date 29.03.2006 12000 7800
16 2008 Nr.734 date 7.11.2007 12000 7800
17 2009 Nr.1114 date 30.07.2008 14400 9360
18 2009 Nr.700 date 18.06.2009 14400 9360
19 2010 Nr.477 date 30.6.2010 17280 11232

25 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›