E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Tentoi të vidhte një filial banke, policia arreston autorin 23-vjeçar

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një filial banke në Unazë të Re. Autori u kap në flagrancë në rrugën “Teodor Keko”.

Ndaj 23-vjeçarit, banues në Tiranë, rëndojnë dy vepra penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›