E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Vrau me mjet prerës bashkëshorten, 68-vjeçari arrestohet pas 2 orësh në arrati

Policia ka vendosur në pranga 68-vjeçarin i cili vrau bashkëshorten e tij me mjet prerës brenda banesës në Tiranë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Hysni Patushi  është arrestuar pas 2 orësh kërkime nga policia, duke qenë se 68-vjeçari u arratis menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimë e këtij krimi mbeti bashkëshortja e tij, shtetasja Lumturie Patushi, 58 vjeçe, e cila nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga goditjet me mjet prerës.

Njoftimi i plotë: 

Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›