Tiranë, aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari
Tiranë – Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori. Aksidenti ka ndodhur në zonën midis Laprakës dhe zonës së njohur si Zogu i Zi. Rreth orës gjashtë të mëngjesit në rrugën pranë Pallatit të Sportit Asllan Rusi një automjet ka shtypur një këmbësor i cili përpiqej të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Mësohet se viktima ka gjetur vdekjen në vend pas përplasjes, ndërsa automjeti është larguar nga vendngjarja.
Ende nuk njihet identiteti i viktimës, policia bën të ditur se po punohet në këtë drejtim.
Sipas policisë dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
Policia deklaron se po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Po punohet edhe për të gjetur pamjet filmike të marra nga kamera sigurie të aktiviteteve e bizneseve të zonës. Dyshohet se kamerat e një aktiviteti aty pranë mund të kenë regjistruar aksidentin.
(ar.si/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, e përplas autubusi, 32-vjecarja në gjendje të rëndë