E Shtunë, 31 Tetor 2026

Business Albania- Sequit: Përafrim të legjislacionit shqiptar me BE

TIRANË- Presidenti Shoqates BiznesAlbania, Luan Bregasi zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e BE në Tiranë, Ettore Sequi.

Gjatë këtij takimi z.Bregasi bëri një përshkrim të shkurtër të shoqatës si problemet që kanë sot shoqatat e biznesit dhe nevoja e tyre për të qenë sot aktore të rëndësishëm në vendimmarrje.

“Gjatë vitit në vijim, shoqatat duhet të njihen me axhendën e Bashkimit Evropian dhe të qeverisë shqiptare për përafrimin që do ti bëhet legjislacionit vendas me atë Europian. BiznesAlbania kërkon që paketa e ligjeve të diskutohet dhe me përfaqësuesit e bisnesit, të cilët do të japin kontributin e tyre sipas sektorëve përkatës”,- u shpreh presidenti i BiznesAlbania.

Bregasi nënvizoi se BiznesAlbania kërkon të luaje rol aktiv në ligjin për prokurimet publike on-line, dhe për problemet që e shoqërojnë atë. Ambasadori Sequi u ftua  të marrë pjesë në Konferencën që zhvillon muajin e ardhshëm BiznesAlbania dhe Bisnes Europa, lidhur me zhvillimin ekonomik të SME në situatë krize.

Kreu i prezencës së BE-së në Tiranë dhe presidenti i BiznesAlbania në përfundim ranë dakort për një bashkëpunm të ngushtë institucionatl që do të konkretizohet edhe me një program të vecantë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›