Tirane akuzohen per mashtrim policia arreston dy persona
TIRANE- Dy shtetas Majlinda dhe Agim Pashollari njeri me profesion Gazetare dhe tjetri Inxhinier jane arrestuar nga policia si te dyshuar per nje seri veprash penale. Ne kuader te operacionit Kordinimi te dy shtetasit jane arrestuar si te dyshuar per ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike si dhe pastrim i produktit te vepres penale dhe mashtrim ne bashkepunim.
Sipas policise keta dy shtetas dyshohet se ne bashkepunim me njeri - tjetrin duke shfrytezuar lidhjet shoqerore i kane marre me ane te mashtrimit shumen prej 300 mije lekesh nje shtetaseje me banim ne qytetin e Elbasanit me qellim per te ndikuar tek funksionare te Drejtesise per te ulur masen e denimin vellait te saj shtetasit Ilir Poci i denuar me 25 vjet burgim i akuzuar per vepren penale te Vrasjes me dashje.
Nderkaq gjate hetimit rezultoi se keto shtetas me ane te mashtrimit i kane marre nje shtetasi me banim ne Bulqize shumen e parave prej 45 mije euro me synim per te ndikuar tek zyrtare te Ministrise Ekonomise per te dhene nje leje minerare ne qytetin e Bulqizez. Gjithashtu Majlinda dhe Agim Pasollari perkatesisht 39 dhe 56 vjec ndikonin per te nxjerre edhe te drejtave studimi per disa Universitete Shteterore te vendit duke u paraqitur si anetare te nje shoqate kundrejt perfitimeve te parregullta.
Nga kontrolli policise ne banesen e tyre u sekuestruan nje sere dokumentash.
Dokumenta shkollore te personave per aplikim per studime te fakulteteve kryesisht ne emer te nje shoqate gjithsej 47 te tilla praktika per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizez. vertetime te ndryshme te plotesuara dhe te pa plotesuara certifikata me emra personash konkrete. Policia sekuestroi gjithashtu dhe karta krediti dhe numra llogarie ne emer te personave te arrestuar si dhe dokumentacion bankar qe pasqyron transaksione financiare te personave te arrestuar.