E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton pensionet suplementare

08/12/2010PD te Ligjet pro aktit normativ. PS Srespektohet vendimi i Kushtetueses

Opre Detyrimet qe lindin nga vendimi i gjykates te paperballueshme

Mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve miratoi dje aktin normativ te qeverise per pensionin suplementar te te gjithe kategorive te ushtarakeve. Sipas ketij akti ushtaraket do te rimbursohen edhe per pensionet e munguara qe prej rrezimit te ligjit nga Kushtetuesja duke i marre parate me lista dhe me keste. Por opozita e ka cilesuar kete akt ne kundershtim me vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese dhe kunder ushtarakeve gjithashtu qe sipas saj do ti drejtohen serish Kushtetueses. Me nje vendim te 26.4.2010 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi piken 2 te nenit 14 si dhe nenin 27 te ligjit ekzistues nr. 10142 date 15.5.2009. Si perfaqesues i qeverise per te mbrojtur projektin ne komision u paraqit drejtori i Analizave Buxhetore ne Ministrine e Financave Gentian Opre. Sipas tij ne zbatim te ketij vendimi duke filluar qe nga data 27.6.2009 e ne vazhdim te gjitha pensionet e parakohshme per vjetersi te ushtarakeve do te rillogariten dhe nuk do kufizohen me fushen e pensionit baze pra me tavanin e vene ne kete ligj qe eshte dhe njekohesisht pensioni maksimal i pleqerise. Heqja e tavanit ka cenuar balancat e percaktuara per mbrojtjen sociale nga sigurimet shoqerore si dhe ka atakuar parimet dhe rregullat e percaktuara per zbatimin e tatimit mbi te ardhurat personale nderkohe ka krijuar nje diferencim dhe kosto shtese me efekte te paperballueshme financiare per buxhetin e shtetit sqaroi Opre qellimin e hartimit te aktit normativ. Me qellim te rritjes se pjeses qe perballohet nga kontributi i vete ushtarakeve vijoi drejtori i Financave dhe me qellim te zbutjes ne buxhet te efekteve financiare qe rrjedhin nga zbatimi i gjithe skemes me rrezimin e tavanit nga Gj. K qe shkonte ne rreth 1.2 miliarde leke projekti parashikon qe kontributi suplementar nga 2 qe eshte aktualisht te behet 5 me nje efekt shtese ne te ardhurat e skemes prej 20 milione leke ne muaj ose 240 milione leke ne vit dhe parashikohet te filloje nga muaji janar i vitit 2011. Por opozita kerkoi sqarime per masen e respektimit te ketij akti normativ te vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese. Sa eshte reflektuar opinioni i Gj. K per kete akt normativ pasi jemi 3 here para nje ligji te ri te themi nderkohe qe shoqatat e kane kundershtuar. Nuk po them se duhet marre parasysh cdo kerkese e tyre por te evitojme perplasje me Gjykaten Kushtetuese apo shfuqizim nese problemi eshte serioz tha deputeti i PS-se Damian Gjiknuri. Kembengulja e deputetit socialist ka sjelle edhe nderhyrjen e kryetarit te komisionit deputetit te PD-se Ilir Rusmali. Vendimi i gjykates nuk zbatohet apriori tha zoteria. Vendimi i Gjykates ka nevoje te harmonizoje urdherimet qe jep gjykata se ndryshe dalin ne hava te gjitha. Dhe jo vetem ti harmonizoje por ti beje dhe te harmonizueshme sepse gjykata kur ka dhene vendimin nuk ka marre parasysh nje komponent teknik por vital per projektligjin qe eshte komponenti qe keto para kjo e drejte qe thua ti e fituar nuk eshte e drejte e fituar ne kuptimin klasik por eshte mbeshtetje buxhetore jane para te shtetit nuk jane te drejta te fituara. Parate e shtetit nuk mund te kapercejne tavanin se aq ka kellqe shteti dhe ti kete e di tha Rusmali.

Debatet

Opre

Ne projekt parashikohen te gjitha efektet financiare shtese qe rezultoje nga rillogaritjet dhe qe kalojne limitin e pensionit maksimal per shkak se nuk jane te mbuluara nga fondet e buxhetit te shtetit per vitin 2010 do te duhen te likuidohen per cdo perfitues me keste. Parashikohen te jene jo me shume se 280 milione leke ne vit te perballueshme nga buxheti i shtetit.

Bumci

Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte krijuar nje efekt financiar i konsiderueshem 1.2 miliarde leke te cilat nuk mund te perballohen dhe cdo vonese ne miratimin e aktit do sillte efekte financiare te paperballueshme.

Gjiknuri

Sa eshte reflektuar opinioni i Kushtetueses ne kete akt normativ

Opre

Vendimi i Kushtetueses cenon parimet ne legjislacionin tatimor dhe politikat buxhetore aktuale qe ka shteti per fushen e mbrojtjes sociale duke qene se detyrimet qe lindin nga vendimi i gjykates jane te paperballueshme.

Gjiknuri

Nje e drejte e fituar me ligj nuk mund te hiqet thote gjykata por ju thoni se per shkak te harmonizimit te ligjeve apo buxhetit ushtaraket do preken nga pikepamja monetare pra do te marrin me pak nga sa kane marre. Jam korrekt

Opre

Gjykata Kushtetuese hodhi poshte tavanin e vendosur qe perbente dy pensione minimale pra sa pensioni maksimal.

Rusmali

Ushtaraket deri tani nuk kane perfituar asnje kacidhe dhe ju e dini shume mire kete. Tri here nje pyetje por ti do pergjigjen tende jo te personit. Tani po te them une. Ti bej diskutimin dhe je i mirepritur.

Ti je njeri qe ke lexuar vendimet une jo por ne dallim nga njeri-tjetri une perpiqem ta degjoj dhe kuptoj njeriun qe flet ti perpiqesh te besh propagande dhe kerkon tri here nje pergjigje. Nuk ka sens tri here nje pergjigje.

Zoti Hoxha e ka fjalen.

Gjiknuri

Prit ta sqaroj nje here.

Rusmali

Damian e shoh qe nuk je gdhire mire sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›