Tirane arrestohen 6 persona

Gjashtë persona të arrestuar dhe 150 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, janë rezultat i operacionit policor të koduar “Eskorta”, realizuar nga stukturat anti-drogës të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Personat e arrestuar janë; Olgert Musta, Arjan Saka, Gazmir Saka, Altin Saka, Muharrem Zalla dhe Klodian Lami, të cilët ishin duke udhëtuar me tre automjete brenda të cilave është gjetur edhe sasia prej 150 kilogram kanabis sativa.
Gjatë këtij operacioni forcat e policisë kanë shkëmbyer zjarr me të arrestuarit, të cilët nuk i janë bindur thirrjeve për të ndaluar.
Lënda narkotike dyshohet se kultivohej në Kruje dhe qëllimi i transportimit ishte për ta shitur atë në Tiranë.
Kapet i kërkuari për vrasje
Forcat RENEA në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë arrestuar shtetasin Ervin Meta, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim.
Sakaq vëllai i të arrestuarit për të njëjtën ngjarje ishte arrestuar menjëherë pas krimit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Aldo Bare në Gjykatën e Lartë
Ashtu sic kishte paralajmëruar, avokati mbrojtes i Aldo Bares, i është drejtuar në mesditë Gjykatës së Lartë për pushimin e cështjes ndaj kientit të tij për cështje proceduriale, ndërkohë edhe prokuroria për llogari të saj ka bërë rekurs, duke i kërkuar gjykatës kthimin e cështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, me një trupë tjetër gjyqësore.
Karta identiteti false, tre raste në Korcë
Prokuroria e Korcës ka nisur procedimin penal për një 34 -vjecare, e cila ka aplikuar dy herë për marrjen e kartës së identitetit dhe pasaportës biometrike, duke përdorur identitete të ndryshme. Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari
Një 35 vjecar është plagosur me armë të ftohtë, thikë, në Shën Vlash të qytetit të Durrësit. Korcë, gjyqi ndaj babait tutor
51-vjecari Pëllumb Mullaj i akuzuar për prostituimin e dy vajzave të tij është vendosur përballë dëshmisë se tyre në seancën e radhës të gjykimit të kësaj cështje. Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Vetëvrasja apo vrasja e punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës vazhdon të ngjallë debate në opinion, ndërkohë që hetimet mbi të janë intensifikuar.
Lajmet kryesore
Reforma zgjedhore
Ndërhyjnë ndërkombëtarët, së shpejti Komisioni
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
Demontimi i predhave, Balla akuza në parlament
Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam