E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane arrestohen per mashtrim 2 persona

Policia e Tiranes ka bere te mundur arrestimin e dy personave pasi akuzohen per Ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike Pastrim i produktit te vepres penale dhe mashtrim ne bashkepunim . Ne nje konference per shtyp policia e Tiranes ka bere me dije se pas nje hetimi disa mujore me ante te operacionit Kordinimi eshte bere i mundur arrestimi i shtetasve
Majlinda Sabaudin Pashollari 39 vjec me profesion gazetare dhe e punesuar si kordinatore per median prane shoqate dhe Agim Qamil Pashollari 56 vjec me profesion Inxhinier. Keto dy shtetas dyshohet se ne bashkepunim me njeri - tjetrin duke shfrytezuar lidhjet shoqerore i kane marre me ane te mashtrimit shumen prej 300 mije lekesh nje shtetaseje me banim ne qytetin e Elbasanit me qellim per te ndikuar tek funksionare te Drejtesise per te ulur masen e denimin vellait te saj shtetasit Ilir Poci i denuar me 25 vjet burgim i akuzuar per vepren penale te Vrasjes me dashje.
Po ashtu gjate ecurise se zhvillimit te ketij hetimi ka rezultuar se keto shtetas me ane te mashtrimit i kane marre nje shtetasi me banim ne Bulqize shumen e parave prej 45 mije euro me synim per te ndikuar tek zyrtare te Ministrise Ekonomise per te dhene nje leje minerare ne qytetin e Bulqizez.
Gjithashtu sipas policise keta shtetas ndikonin per te nxjerre edhe te drejtave studimi per disa Universitete Shteterore te vendit duke u paraqitur si anetare te nje shoqate kundrejt perfitimeve te parregullta.
Nderkohe nga kontrolli i baneses se tyre jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e provave materiale dokumentat si me poshte
-Dokumenta shkollore te personave per aplikim per studime te fakulteteve kryesisht ne emer te nje shoqate gjithsej 47 te tilla.
- Praktika per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizez.
- Vertetime te ndryshme te plotesuara dhe te pa plotesuara certifikata me emra personash konkrete
- Karta krediti dhe numra llogarie ne emer te personave te arrestuar.
- Dokumentacion bankar qe pasqyron transaksione financiare te personave te arrestuar.

Nderkohe policia ben me dije se vazhdon puna ne bashkepunim me Njesine Taks Force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per dokumentimin e plote ligjore te veprimtarise kriminale te te arrestuarve dhe personave te tjere te implikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›