Trafiku i armeve kapet i pesti i grupit Zastava

Ka rene ne prangat e policise personi i peste i implikuar ne trafikun e armeve. Burime nga policia bejne me dije se eshte arrestuar ne qytetin e Burrelit Altin Kaca i cili ishte implikuar ne trafikun e armeve. Policia e Sarandes ka ndermarre kater dite me pare ne piken e kalimit kufitar te Qafe Botes operacionin e koduar Zastava dhe kapja e Altin Kaces mbyll perfundimisht edhe kete operacion.
Burime policore nga Komisariati i Policise ne Sarande bejne te ditur 25 vjecari Altin Kaca banor i Burrelit eshte personi i peste i grupit te trafikut te armeve drejt Greqise. Nga burime konfidenciale mesojme se gjate hetimeve me te ndaluarit e tre diteve me pare Sokol Lepuri njeri prej te ndaluarve qe edhe ky eshte nga Burreli ka deshmuar lidhjen dhe pjesemarrjen ne trafikimin e armeve edhe me shtetasin Altin Kaca. Kjo ka shtyre hetimet jashte Sarandes ne qytetin e Burrelit.Mesohet se 25 vjecari Altin Kaca eshte kapur ne banesen e tij ne qytetin e Burrelit. Ne momentin e arrestimit mesohet se nuk ka bere rezistence. Nga kontrolli i ushtruar ne banesen e tij nuk u gjet arme tjeter. Nga hetimi paraprak mesohet se Altin Kaca ka pranuar qe kater pistoletat ia ka dhene ai Sokol Lepurit dhe se atij ia ka dhene nje person tjeter per te cilin ende nuk ben te ditur asnje emer.
Me ndalimin e shtetasit Altin Kaca qe eshte edhe personi i peste ka perfunduar edhe operacioni i koduar Zastava nisur paraditen e se dieles dhe qe pati si rezultatat arrestimin e pese shtetasve mes tyre edhe gjermano - greken Aliki Buratzi qe ishte personi qe do te trafikonte armet drejt Greqise.