E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet i moshuari i dënuar me 12 vite burg

Në prangat e policisë ra shtetasi Thanas Stavri Moçka, 63-vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tirane.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 13.03.2009, e ka dënuar me 12 vjet burg, për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit”, në bashkëpunim në dëm të disa personave me pasoja të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›