Kukës, miratohet ndërtimi i një HEC-i në Përbreg
HEC-i në fjalë do të ndërtohet mbi lumin e Përbregut dhe është një investim nga një grup investitorësh shqiptarë.
Për ndërtimin e këtij prodhuesi energjetik, do të punësohen mbi 500 punëtorë, çka do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për banorët e varfër të zonës.
Por nga ana tjetër, vendimi i qeverisë së Kosovës për ngritjen e një hidrocentrali në Zhurë do të bënte që HEC-i i miratuar për tu ndërtuar të dilte jashtë funksionit. Kryetari i qarkut Shefqet Bruka e quajti projektin si mjaft pozitiv për ekonominë e zonës së Kukësit dhe shprehu kundërshtim për projektin e ngjashëm në territorin e Kosovës.