E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane arrestohet moldavja e kerkuar per trafik prostitucioni

Tatjana Neka, jetonte në Tiranë me bashkëshortin Skënder B., nga Kosova.
Burimet policore thanë se Tatjana i ishte prezantuar si maqedonase shtetasit kosovar, dhe deri në mbrëmjen e të premtes kur ajo është arrestuar, I shoqi nuk e dinte se gruaja me të cilën ishte martuar dhe kishte një fëmijë ishte moldave

Dhe për më tepër e kërkuar nga autoritet moldave për trafik prostitucioni.

Kamera e abc neës ka filmuar momente nga operacioni i policisë i skuadrës antitrafik, dhe konkretisht kur 30-vjeçarja dërgohej për ekspertizën e gjurmëve dhe verifikime të tjera në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Policia raportoi, se Tatjana ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2007.

30-vjeçarja ndodhet e siguruar në ambjentet e Komisariatit numër 1 dhe pritet që gjykata e Tiranës të shprehet për ekstradimin e saj drejt Modavisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›